AKTUALITET, 15 Dhjetor 2024, 20:45

Biznesmeni i zgjidh në kafene hallet e Parashqevi Simakut: Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do të këndojë sërish

Biznesmeni i zgjidh në kafene hallet e Parashqevi Simakut: Ajo do të

Elton Ilirjani, ka publikuar një foto në instagram me këngëtaren Parashqevi Simakun, ku duken të ulur në një kafene.

"Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pijmë kafen e parë! Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do të këndojë sërish për publikun shqiptar!",-shkruan modeli shqiptar. 

Artistja e njohur iku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1992, e nga vështirësitë e nisjes së një jete të re në një vend të huaj, dramë që i la pasoja të rënda edhe në gjendjen e saj emocionale, u bë divorci me bashkëshortin amerikan që njohu atje. Pikërisht kjo disfatë në jetën e saj, e largoi pa gjurmë edhe nga familja. Të afërm të saj e kanë kërkuar prej vitesh, por opinioni i gjerë publik në Shqipëri mësoi për herë të parë për fatin e trishtë të Parashqevi Simakut nga një video mjaft e shkurtër që me shpejtësi u bë virale në rrjetet sociale.

Ylli i muzikës shfaqej në një intervistë, jo ashtu siç do ta dëshironin shqiptarët rikthimin e saj, por si e pastrehë në një qendër vullnetare ku disa fëmijë i jepnin një çantë me veshje e ndihma.