AKTUALITET, 6 Maj 2022, 16:20

Zgjedhja e Presidentit: Historia, problematikat dhe skenarë të mundshëm

Zgjedhja e Presidentit: Historia, problematikat dhe skenarë të
Presidenca

Kuvendi i Shqipërisë do të nisë procedurën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në hierarkinë shtetërore Presidenti ka funksionet e kryetarit të shtetit, ka kompetenca kryesisht përfaqësuese dhe koordinuese, si dhe përgjegjësia e tij kryesore është përfaqësimi i shtetit dhe i unitetit të popullit.

Duke pasur mandat 5 vjeçar, pra më shumë sesa mandati kushtetues i një legjislature parlamentare dhe një kabineti qeveritar, institucioni i Presidentit ka rëndësi të veçantë në garantimin e funksionimit të shtetit, garantimin e normalitetit demokratik dhe garantimin e rendit kushtetues. Ai/ajo zbatojnë Kushtetutën dhe flasin në emër të saj, ndonëse garanti faktik i Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese.

Disa nga tiparet kryesore të procesit të zgjedhjes së Presidentit në Shqipëri:

Zgjedhja e Presidentit është 100% proces parlamentar
Kushtetuta ka termin “zgjedhje presidenciale”, por de facto nuk ka zgjedhje presidenciale

Zgjedhja iniciohet vetëm nga partitë me më shumë se 20 deputetë

Deputetët mund të propozojnë 14 kandidatë (7 në raundet 1×3) dhe 7 në (4×5)
Kur kandidati për President është deputet, ai/ajo mund të votojë për veten e tij

Zgjedhja mund të bëhet edhe me vetëm një kandidat në garë

Zgjedhja bëhet në 5 raunde, 3 raundet e para kërkojnë 84 vota

Zgjedhja legjitimohet edhe kur në 3 raunde në sallë ka më pak se 84 deputetë

Zgjedhja: në raundin 4 dhe 5 zgjedhja bëhet me vetëm 71 vota

Zgjedhja legjitimon raundet edhe kur nuk ka kandidatë në votim

Zgjedhja kushtëzon detyrimin që kandidati të jetë mbi 40 vjeç

Zgjedhja kushtëzon detyrimin që kandidati të jetë banor në RSH në 10 vitet e fundit

Zgjedhja e Presidentit nuk lejon kandidimin ose rikandidimin

Zgjedhja e Presidentit bëhet pa debat për kandidatët/kandidatin

Zgjedhja: kur dështon zgjedhja në raundin 5, Kuvendi shpërndahet / zgjedhje në 45 ditë

Presidenti që jep dorëheqje nuk ka të drejtë të rizgjidhet President

Presidenti e merr detyrën jo kur zgjidhet, por me 24 korrik 2022

Presidenti i zgjedhur mund të vijojë të jetë deputet/zyrtar deri më 24 korrik

Presidenti nuk mund të jetë anëtar i një partie politike

Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike

Presidenti nuk mund të kryejë veprimtari tjetër private.

Institucioni i Presidentit nuk ka ligj organik për funksionimin e tij
Presidenti në RSH nuk ka ligj mbi statusin e tij zyrtar në detyrë dhe pas saj

Ky punim analizon historinë e zgjedhjes së Presidentit, tiparet kryesore të proceseve zgjedhore, kompetencat kushtetuese dhe problematikat, skenarët dhe pritshmëritë e zgjedhjes së Presidentit në vitin 2022.

Për të lexuar të gjithë dokumentin, klikoni këtu!