TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat Luçiano Boçi ka reaguar pas mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar të PD të zhvilluar ditën e sotme.
Ai shprehet se bashkë me Salianjin ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes në orën 17:00 por shton se nxitimi i palës tjetër ka prevaluar mbi qëllimin e tyre për normalitet.
Sipas Boçit, Alibeaj është gati të ulet me Ballën për të ndjekur Ramën nga pas dhe nuk ka durim të bëjë takim me përfaqësues të PD-së.
Reagimi i plotë:
Në mungesë së Kryetarit të Grupit (tashmë i shkarkuar) mbledhja thirret nga nënkryetarët.
Sot u kërkua takim konsultativ, jo mbledhje me Kryesinë e vogël, të cilën unë dhe z. Salianji për shkak të angazhimeve e propozuam në orën 17.00.
Por padurimi sipas parimit “unë jam lokomotiva (e shkarkuar) dhe thërras vagonin e parë”, se dua të kap destinacionin, prevaloi mbi qëllimin tonë për normalitet dhe gjithëpërfshirje të grupit parlamentar.
E çuditshme se si ata që janë gati të ulen në çdo kohë me Ballën për të ndjekur Ramën nga pas, nuk paskan durimin të bëjnë takim me përfaqësues të PD-së?!
Pra as mbledhje nuk ka pasur dhe as takim konsultativ, përderisa ka nxitim për të vënë mungesa dhe për të krijuar sajesa.
– Kryesia e Grupit Parlamentar përbëhet nga kjo Kryesia e vogël, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve, nënkryetarët e partisë. Statuti e rregullorja e përcaktojnë qartë.
– Kryesia e vogël nuk merr vendime. Konsulton. Ajo është thjeshtë një pjesë e Kryesisë. Vendimet i takojnë Kryesisë së grupit.
– Kuorumi i supozuar nuk formohet me të shkarkuar nga funksioni.
Ne kemi kërkuar e do vazhdojmë të arrijmë vendosjen e normalitetit të komunikimit politik brenda grupit.
Çdo përpjekje për të manipuluar rolin e tij dhe për ta përçarë atë për axhenda personale që shkojnë kundër interesit të demokratëve nuk do të pranohet!