AKTUALITET, 6 Maj 2022, 16:15

Këshilli Kombëtar e shkarkoi, Alibeaj sillet ende si kryetar grupi, ja lëvizja e radhës

Këshilli Kombëtar e shkarkoi, Alibeaj sillet ende si kryetar grupi, ja

Edhe pse i shkarkuar në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit, Enkelejd Alibeaj vazhdon të ushtrojë kompetencat e kryetarit të grupit parlamentar të PD.

Ditën e sotme ai ka njoftuar se të hënën në orën 14:00, do të zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar në selinë e Partisë Demokratike.

Lëvizja e Alibeajt vjen pak orë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit në orën 18:00.

Ditën e sotme, në selinë blu u zhvillua mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar të PD, pa dakordësinë e Rithemelimit.

Kjo pasi Luçiano Boçi kishte kërkuar shtyrjen e saj për në orën 17:00, por kërkesa e tij nuk u mor parasysh nga Alibeaj.