AKTUALITET, 6 Maj 2022, 14:02

Vendimi i gjykatës tre orë para se 31-vjeçari Ilvi Meta të vetëvritej

Vendimi i gjykatës tre orë para se 31-vjeçari Ilvi Meta të

I riu u arrestua me urdhër të gjykatës pasi ishte i dyshuar për vjedhjen e një banese në Kavajë më datën 2 prill.

Forcat e policisë e mbyllën në dhomat e izolimit rreth orës 15.00 dhe katër orë më vonë ai u gjet i pajetë.

Ai dyshohet se është vetëvarur me rripin e kapuçit të bluzës që kishte veshur. Për këtë shkak janë vënë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës tre punonjës policie që me veprimet dhe mosveprimet e tyre nuk kanë parandaluar ngjarjen.

Në pranga ka rënë nën komisari Betrit Berhamaj  dhe inspektorët Bexhet Beriberi dhe Reshit Kola. Dyshohet se punonjësit e policisë nuk zbatuan procedurat standarte të trajtimit të personave të ndaluar duke e lejuar të mbante rripin me të cilin kreu vetvrasjen.

Ndërsa babai i viktimës nuk e beson versionin e hetimeve paraprake. Sipas tij i biri është vrarë.

Më poshtë, dokumenti i vendimit, tre orë para se Meta të vetëvritej, ku atij i është caktuar masa “Arrest me burg”.