TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sërish sot se nuk e njeh si kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajn dhe e akuzoi atë se sillet si “një ministër i Ramës”.
Lidhur me qëndrimin e opozitës për çështjen e Presidentit të ri të vendit, Berisha tha se opozita e vërtetë është Komisioni i Rithemelimit që sipas tij do të dalë sot me qëndrimin për kreun e shtetit pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar.
Pyetje: Alibeaj një ditë më parë ftoi krahas deputetëve që e mbështesin dhe deputetët e Rithemelimit që brenda të dielës të sjellin propozime konkrete për kriteret për presidentin. A do i bashkohen kërkesës së bërë nga Alibeaj?
Sali Berisha: Gjithcka zhvillohet në atë proces, deri sot është bërë e qartë manipulim i pastër i Ramës nga zarfat sekrete si në shpellat e Koza Nostrës tek paraqitja si kandidaturë nga Syanishiqit në emër të Ramës të bashkëshortes, tek angazhimi e loja me kukulla e opozitë të emëruar, i tëri ky është një skenar i turpshëm dinjitoz vetëm për kreun e organizatës kriminale të qeverisë shqiptare.
Askush tjetër s’ka ndërmarrë një proces të tillë në historinë e vendit. Ky është procesi më i diskretituar që mund të bëhet ndonjëherë.
Këshilli Kombëtar është organi më i rëndësishëm i PD pas Kuvendit, ai mblidhet sot për të përcaktuar qëndrimin e PD ndaj këtij procesi për të marrë vendimin politik.
Natyrisht parimet janë të qarta. Rama nuk mundet, do të haset me opozitën e vërtetë, ky është ajo që unë mund të them. E kotë të komentoj për emrin që shqiptove ti në një kohë që nuk përbën asgjë tjetër veçse sillet si një ministër i Ramës.