AKTUALITET, 6 Maj 2022, 13:26

Aksidenti sot në Shkodër/ Çifti polak gjeti vdekjen, rastet tragjike të turistëve në Shqipëri

Aksidenti sot në Shkodër/ Çifti polak gjeti vdekjen, rastet

Dy turistë polakë humbën jetën ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Tiranë.

Çifti burrë dhe grua, po udhëtonin me motor, teksa u përplasën për vdekje me një mjet.

Kjo nuk është hera e parë që në vendin tonë turistët polakë kanë gjetur vdekjen, teksa shijonin pushimet.

Në vitin 2016, një turist polak humbi jetën brenda pishinës së një hoteli në Sarandë.

Në vitin 2017, një tjetër turist polak iu rrezikua jeta në plazhin e Drimadhes. Fatmirësisht, ai shpëtoi nga mbytja. 

Tre javë më parë, një turist polak mbeti i bllokuar për disa orë në Kanionet e Gjipesë. Pas disa orësh ai u shpëtua nga autoritetet.