AKTUALITET, 6 Maj 2022, 13:36

Në garë pa rival? Sali Berisha nuk tërhiqet: Do të jem kryetar i zgjedhur me votë referendare!

Në garë pa rival? Sali Berisha nuk tërhiqet: Do të jem

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në konferencën e sotme me gazetarët se i ka dorëzuar dokumentet për të kandiduar për kryetar partie.

“Pyetje është kjo? E pakuptimtë. Dua të denoncoj fushatën e paimagjinueshme të financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e Soros tani edhe të tjerë kundër kandidimit të Sali Berishës. A mund ta imagjinoni ju. Njeri ka shpallur publikisht që do të kandidojë. Dhe bëhen emisione a duhet të kandidojë apo nuk duhet të kandidojë. Mbrëmë të gjithë televizionet kishin këtë temë. Do të kandidoj.

I kam plotësuar dokumentet. Do i dorëzoj dhe do i drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit, dashurisë, pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e tyre. Nuk mund të pajtohem unë në këtë situatë kur shqiptarët janë shndërruar në një komb ku lindin fëmijët për emigracion. Pyetja e dytë e juaja nuk qëndron. Me vjen keq të dal në këtë çështje. Do të jem një lider referendar. I zgjedhur me referendum popullor.

Nuk ka garë më të fuqishme se kjo. Nëse të tjerë nuk marrin përsipër të kandidojnë për arsyet e tyre, unë nuk jam Edi Rama që shpik rivalë.

Unë nuk shpik rivalë. Ajo është fake. Kush të dojë. Ka një komision. Atëherë mbetet referendumi. Dhe unë me datë 22 Maj nëse zgjidhem, zgjidhem me një referendum të mbarë demokratëve.

Nëse nuk zgjidhem i nënshtrohem verdiktit të tyre. Nuk ishte kjo kërkesa ime por natyrisht një zgjidhje referendare më nderon shumë”, tha Berisha.