TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Strukturat që kanë të bëjnë me dhënien dhe marrjen e pensioneve po abuzojnë me këto pagesa dhe Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dalin para drejtësisë.
Në një takim me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë për dixhitalizimin e shërbimeve bankare, Rama tha se po hasin në probleme me skemën e pensioneve pasi ka abuzime.
Por Njësia Anti-Korrupsion e qeverisë është duke hetuar dhe përgjegjësit do të kallëzohen në organet kompetente.
“Shembulli që kam për të sjellë këtu është, akoma sot ne jemi në një situatë të turpshme me pensionet, me dhënien e pensioneve, me marrjen e pensioneve. Ndërkohë që teknologjia ne na jep mundësinë që ta kapërcejmë këtë situatë.
Dhe ne po punojmë për ta kapërcyer këtë situatë. Por çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë përfshirja e një numri shumë të madh njerëzish në një sistem ndërveprimi ku patjetër bankat janë një nga pikat e palëvizshme të sistemit.
Sot e gjithë ditën ne kemi probleme dramatike me dhënien dhe marrjen e pensioneve.
Njësia jonë Anti-Korrupsion po heton me disa raste dhe shumë shpejt besoj do të kemi rezultate për të çuar para drejtësisë strukturat brenda sistemit të dhënies së pensioneve apo të postës të cilat operojnë në mënyrë kriminale.
Dhe kapërcimi nga ky nivel në një nivel transparence dhe shpejtësie është i mundur vetëm nëpërmjet teknologjisë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.