TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Onid Bejleri, zëvendës kryetari i Bashkisë Shkodër, ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me zjarrin masiv që ra mbrëmjen e djeshme në tregun e rrobave të përdorura.
Bejleri njoftoi se edhe pse flakët janë shuar plotësisht, pasojat e tij kanë qenë katastrofike.
Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, dhe edhe ata zjarrëfikës të cilët kanë pasur probleme mbrëmë, sot janë në gjendje të mirë.
Ai shtoi se grupet e punës do të nisin menjëherë procesin për vlerësimin e dëmeve në mënyrë që të bëhet sa më shpejt zhdëmtimi i tregtarëve, në mënyrë që të zbutet sado pak dëmi ekonomik që ata kanë pësuar.
“Fatmirësisht zjarri është shuar plotësisht. Edhe pse ka pasur pasoja katastrofike kemi pasur fatin e mirë që nuk kemi pasur asnjë viktimë. Falenderojmë zjarrfikësit dhe ata që erdhën në ndihmën tonë nga qytetet e tjera, bashkë me ushtrinë. Zjarrëfikësit që kanë pasur probleme ditën e djeshme, tashmë janë në gjendje të mirë.
Grupet e punës do të nisë procesin për të vlerësuar dëmet dhe jemi në pritje të raportit të zjarfikësve dhe policisë për shkakun e zjarrit. Dëmet do të bëhet maksimumi për t’u bërë zhdëmtimi i tregtarëve. Të lehtësohet sado pak dëmi ekonomik.
Le të shërbejë ky rast për të vendosur një standard të ri qoftë për tregjet e administruar nga privatët qoftë nga shteti”, u shpreh ai.