AKTUALITET, 15 Qershor 2024, 12:40

Mjeti me targa të huaja përplas për vdekje këmbësorin!

Mjeti me targa të huaja përplas për vdekje këmbësorin!

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në aksin rrugor Plepa-Shkozet, një makinë me targa të huaja ka përplasur për vdekje një të moshuar.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.