AKTUALITET, 15 Qershor 2024, 12:11

“Alibeajn dhe Bashën nuk i dua në PD”, Këlliçi i shtrin dorën e bashkëpunimit demokratëve: Të bëhemi bashkë kundër Ramës

“Alibeajn dhe Bashën nuk i dua në PD”, Këlliçi

Partia Demokratike po mban një takim me qytetarë dhe simpatizantë në Përmet, takimi i parë që nga momenti që Apeli mori vendimin për t’i dhënë vulën ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pjesë e takimit kanë qenë sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, kreu i grupit Parlamentar Gazmen Bardhi, Tomorr Alizoti dhe Belind Këlliçi.

Belind Këlliçi i ka shtirë dorën e bashkimit kujtdo që është i pakënaqur nga kjo mazhorancë, ndërsa shtoi se personalisht nuk do të dëshironte që pjesë e PD të ishin dyshja Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha.

“E rithemeluam dhe luftuam për një pluralizëm që është fituar me gjak në kushte të jashtëzakonshme.

Atë kapitull, nga dita e dhënies së vendimit ta konsiderojmë të mbyllur. Sot beteja është me Ramën dhe shpurën e tij.

Nga Përmeti, t’i shtrijmë dorën kujdo që ka hatër mbetje dhe ka pasur divergjenca me ne, për t’u bërë bashkë. Nëse kemi një kundërshtar të përbashkët, duhet të jemi bashkë.

Dyshen Alibasha nuk do të doja të vinin në PD, por këto janë qëndrimet e mia personale. Koha të mbyllin kapitullin dhe të vijojmë betejën”, tha ai.