TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike po mban një takim me qytetarë dhe simpatizantë në Përmet, takimi i parë që nga momenti që Apeli mori vendimin për t’i dhënë vulën ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka falënderuar të gjithë ata që kanë mbështetur PD në 11 vitet e fundit, të cilat i quajti vite të vështira.
Ai ka kërkuar bashkimin e PD duke shtuar se e vetmja shpresë që Shqipëria të ecë përpara është opozita dhe PD.
“Më kokën lart kemi disa muaj të rëndësishëm përpara për të bërë realitet fitoren e PD në zgjedhjet e ardhshme.
Nëse vij sot dhe them që u mbyll problemi me vendimin PD dhe të mos besojnë përrallat me Rekurs e duhet t’ja shpjegoni edhe demokratëve që nuk na janë bashkuar ende, janë demokratë dhe kanë bërë të njëjtat sakrifica si ju.
Dera është e hapur dhe ata e kanë vendin këtu. Bashkë me çdo qytetar të ndershëm, sepse sot e vetmja shpresë që Shqipëria të ecë përpara është opozita dhe PD”, tha ai.