TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci shkoi menjëherë në vendin kur ra zjarri i madh pasditen e kësaj të premteje.
Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se zjarri është vënë në kontroll dhe kanë ardhur mjete zjarrfikëse nga Lezha, Vau i Dejës, Ulqini dhe Tivati për të ndihmuar.
“Ka një orë e gjysme që është stabilizuar situata. Ka qenë luftë e vërtetë për të menaxhuar dhe marrë në kontroll situatën e zjarrit. Jam i gëzuar që tani nuk ka më rrezik dhe nuk pati dëme në njerëz. Është stabilizuar situata. Ka qenë shumë e rëndë dhe faleminderit zjarrfikësve të Lezhës, të Vaut të Dejës. Kanë ardhur nga Ulqini nga Tivati.
I falënderoj shumë, kjo situatë ku zjarrfikësit nuk kishin mundësi të futeshin, kjo katrahurë urbanistike ka qenë shqetësim i madh. Ka akoma punë për të pastruar situatë dhe për ta venë në kontroll.
Nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe situata është në kontroll. Grupet e vlerësimit do të vijnë në terren. Instancat janë të organizuara. Organizimi ka qenë shumë i mirë dhe është marrë shpejt situata në kontroll. Nuk ka pas ndonjëherë në Shkodër një rrezik shumë të madh", tha Benet Beci.

Ndërkohë edhe Prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni thotë se është lokalizuar perimetri i zjarrit që përfshiu tregun e rrobave të përdorura dhe disa banesa.
Angoni tha se nuk të lënduar në njerëz, ndërsa dëmet materiale do të përcaktohen pas shuarjes së zjarrit.
"Një situatë e paprecedentë. Kjo tregon vështirësitë urbanistike për ndërhyrjen e emergjencave Civile. Falënderoj Zjarrfikëset nga Lezha, Malësi e Madhe Vau i Dejës, Ulqini. Në këtë moment janë nisur edhe helikopteri. Perimetri i zjarrit është lokalizuar ka mbetur një vatër qendrore. Po përqendrojmë të gjitha forcat për izolimin sa më të shpejtë të tij. E rëndësishme është se humbje jete, plagosje njerëzish nuk kemi, kemi dëmtime materiale të disa banesave, por nuk është përcaktuar” tha Angoni.