TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari është shprehur se godina e ish-Atsh-së në Tiranë do të shndërrohet në një kullë dhjetra katëshe.
“Bëhet fjalë për planin e Edi Ramës për të ndërtuar qiellgërvishës në pronat dhe godinat shtetërore. Me vendimin 328 të datës 29 maj, është autorizuar Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit që të nisë konkursin për marrjen e ideve se si do të zhvillohen këto prona”, tha ai.
Në një deklaratë për mediat, Muçollari u shpreh se këto janë prona dhe pasuri të shqiptarëve, teksa theksoi se Partia Demokratike do të kërkojë transparencë të plotë.
Deklarata e plotë:
Kjo godinë, ish-Atsh-ja një ndërtesë e njohur në Tiranë, është në listën e qeverisë për t’u shndërruar në një kullë dhjetra katëshe.
Bëhet fjalë për planin e Edi Ramës për të ndërtuar qiellgërvishës në pronat dhe godinat shtetërore.
Me vendimin 328 të datës 29 maj, është autorizuar Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit që të nisë konkursin për marrjen e ideve se si do të zhvillohen këto prona.
Deri tani nuk ka transparencë për publikun, se cilat janë të gjitha trojet që qeveria do të ndajë me privatët, me klientët e saj të preferuar në zonat më të mira e më të shtrenjta të Tiranës.
Këto pasuri shtetërore e publike trajtohen sikur të ishin pronat e Edi Ramës.
Edi Rama nuk është pronar i ATSH-së, as i tokës së Aviacionit Civil, apo Insititutit të Ndërtimit, apo të Kadastrës në hyrje të Parkut të Liqenit.
Këto janë prona dhe pasuri të shqiptarëve, të të gjithë atyre që kanë paguar taksa e detyrime e që vazhdojnë kontribuojnë me punën e mundin e tyre për këtë vend.
Partia Demokratike do të kërkojë transparencë të plotë për këtë projekt që është një tjetër akt abuzimi e klientelizmi, me fitues të paracaktuar në paradhomën kryeministrore.
Ftojmë qytetarët të reagojnë, të kërkojnë të drejtën e tyre. Qytetarët duhet të pyeten, pasi këto janë prona e pasuri të shqiptarëve, jo të Edi Ramës.