AKTUALITET, 15 Qershor 2024, 12:54

“Tashmë nuk jemi më të shitur e të kapur”, Noka sulmon ashpër Altin Dumanin: Është ushtar i Ramës!

“Tashmë nuk jemi më të shitur e të kapur”, Noka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, në fjalën e tij nga Përmeti ku po zhvillohet një takim me simpatizantë të PD, u shpreh se me vendimin e Apelit që njohu grupimin e Berishës si PD zyrtare, tashmë demokratët nuk janë më të shitur dhe kapur.

Ai ka sulmuar edhe kreun e SPAK Altin Dumani, të cilin e ka quajtur “ushtar” të kryeministrit Edi Rama, synimi i të cilit është asgjësimi i opozitës.

“Tashmë jemi të pashitur, të pakapur, të pagjunjëzuar. Ja dolëm në 3 vite të mbajmë PD dhe opozitën gjallë. Ia dolëm të kthejmë edhe flamurin që na ishte marrë peng.

Nuk mjafton vetëm opozita që të luftohet krimi i organizuar dhe të luftohet shpopullimi. Në vendin tonë vetëm opozita është në shërbim të qytetarëve. Ku është drejtësia e re? Ku është Altin Dumani? A ju dha shqiptarëve një përgjegjës për inceneratorët. A ju dha shqiptarëve ai dhe SPAK një përgjegjës për inceneratorët? Jo. Dumani nuk ka këllqe të luftojë korrupsionin sepse është peng i Ramës dhe regjimit. I është caktuar vetëm një detyrë, të bëhet krah Ramës për të asgjësuar opozitën”, tha ai.