TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gripi i shpendëve është konfirmuar në dy vatra të reja në vendin tonë.
Lajmin e bëri të ditur zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci, ndërsa vatrat e reja janë Divjaka dhe Devolli.
“Ka vazhduar monitorimi i situatës në të gjithë vendin.
AKU ka kryer kontrolle në të gjithë vendin. Policia e shtetit. Prefektët dhe kryetarët e bashkive janë në bashkëpunim për të ndaluar çdo tentativë të shkeljes së ligjit.
Sigurojmë konsumatorët se nuk ka asnjë rrezik nga vezët dhe mishi i blerë në vendet e ceriftikuara dhe të gatuara me më shumë se 70 gradë. Në faqen tona gjeni informacionin e nevojshëm për qytetarët dhe fermerët", tha Gjeci.
Gjeci u shpreh po ashtu se, monitorimi vijon në të gjithë vendin.