AKTUALITET, 25 Mars 2022, 14:40

Gjykata u njohu “11 Dhjetorin”, Komisioni i Rithemelimit niset drejt selisë së PD-së

Gjykata u njohu “11 Dhjetorin”, Komisioni i Rithemelimit niset drejt

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit janë nisur drejt selisë së Partisë Demokratike.

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Një pjesë e anëtarëve janë nisur drejt selisë blu dhe do të futen në zyra.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe një pjesë e anëtarëve të “Rithemelimit” po vijojnë mbledhjen e nisur pak minuta më parë.