AKTUALITET, 25 Mars 2022, 14:38

Gjykata miratoi statutin e 11 Dhjetorit, demokratët e Shkodrës vendosin në seli posterin e Sali Berishës

Gjykata miratoi statutin e 11 Dhjetorit, demokratët e Shkodrës

Gjykata e Tiranës vendosi ditën e sotme të njohë statusin e miratuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit i thirrur nga Sali Berisha.

Me këtë vendim të Gjykatës, të gjitha vendimet e miratuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit hyjnë në fuqi, ndërkohë që legjitimohet Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Fill pas këtij vendimi në selinë blu të qytetit të Shkodrës, militantët e e Partisë Demokratike, duket se nuk kanë humbur kohë dhe kanë vendosur posterin e Sali Berishës në hyrje të godinës së selisë.

Në qytetin e Shkodrës, Sali Berisha  dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” arritën të fitonin bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahinë duke lënë pas dy kandidatët rival të PS, Majlinda Andoni dhe Xhemal Bushatin e PD-së së Lulzim Bashës.