AKTUALITET, 14 Gusht 2023, 22:03

Vrasja e tifozit të AEK-ut dyshohet se u bë nga grekët, publikohen pamjet (VIDEO)

Vrasja e tifozit të AEK-ut dyshohet se u bë nga grekët,

Në faqen “Hooligans.cz” është publikuar një video ku shihet momenti ku një tifoz grek i AEK-ut u sulmua fatalisht nga disa tifozë tjerë, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes ekipit grek dhe Dinamos së Zagrebit.

Fillimisht ishte aluduar se tifozi i AEK-ut u sulmua nga tifozët kroatë. Mirëpo, raportimet e fundit janë se sulmi vrasës u krye nga tifozët grekë. Ata sulmuan fatalisht, pasi menduan se ishte tifoz kroat, për faktin se mbante fanellën e kaltër.

Në video shihet tifozi duke u sulmuar, ndërsa më pas shihet duke u futur në një shitore për të kërkuar ndihmë.

Tifozi grek mori plagë nga një mjet i mprehtë, ndërsa u arrestuan disa persona, përfshirë edhe dy shqiptarë.