AKTUALITET, 14 Gusht 2023, 19:34

"Larg duart nga parku!", Lëvizja Bashkë mban protestën e katërt kundër kullës 64 kate (VIDEO)

"Larg duart nga parku!", Lëvizja Bashkë mban protestën

“Lëvizja Bashkë”, e drejtuar nga Arlind Qori, po organizon sot protestën e katërt kundër ndërtimit të kullës 64 kate prapa Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

“Qyteti ynë po vdes pak e nga pak, me çdo hapësirë publike që zihet, me çdo park që shkatërrohet, me çdo ujdi të errët që materializohet. Pas parkut të fundit e kanë radhën të tjera hapësira të jetës urbane, siç mburren me vetëbesimin e kriminelëve të papendueshëm Edi Rama dhe Erion Veliaj,”-thuhet në reagimin e Lëvizjes Bashkë.

"LARG DUART NGA PARKU YNË!" është parrulla kryesore e protestuesve të cilët e cilësojnë atë që po ndodh në qendër të Tiranës një krim i vërtetë kundër qytetit, i financuar me para të pista dhe i mbrojtur publikisht nga pushtetarë të korruptuar.

Sipas aktivistëve të Lëvizja Bashkë Tirana po vdes pak e nga pak, me çdo hapësirë publike që zihet, me çdo park që shkatërrohet, me çdo ujdi të errët që materializohet dhe pas parkut të fundit e kanë radhën të tjera hapësira të jetës urbane.