TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është shoqëruar në Polici Avni Byberi, pronar i kompanisë “Byberi” që po operon në guroren e Fierzës në Tropojë, i afërm i kryetarit të bashkisë së Tropojës.
Shkak i shoqërimit të kushëririt të kryebashkiakut të Tropojës, Rexh Byberi është bërë një denoncim i banorëve të Fierzës pasi pretendojnë se ai i ka kërcënuar pronarin e një resorti aty pranë, Paolo Gjonaj.
Sipas denoncimit, Paulo Gjoka, i përfshirë në protestë është kërcënuar me jetë, siç dëgjohet edhe në video teksa flet me pronarë të fabrikës së bitumit, konkretisht me Avni Byberin. Ky i fundit duke i bërë presion e kërcënuar.
Paolo Gjoka teksa bisedon me Avni Byberin i thotë: Paketimi im është i lehtë?
Avni Byberi i përgjigjet Gjokës duke e kërcënuar: Është krejt i lehtë, nëse lyp paketim ti…paketimi juaj me jetë është krejt i lehtë.
Ditën e sotme banorët e Fierzës dolën në protestë ku kërkuan të ndalet puna në gurore si dhe të anulohet ndërtimi i fabrikave të bitumit. Për t’i dhënë më shumë zë protestës së tyre, ata bllokuan edhe rrugën që çon tek tragetet duke shkaktuar trafik të rënduar.