TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e njësisë administrative Fierzë në Tropojë dolën sërish në protestë kundër punimeve të gurores dhe gjithashtu kundër fabrikës bitumit që po ndërtohet pranë aksit aksin nacional Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri.
Fabrika e bitumit pritet të ndërtohet pranë ujësjellësit të kësaj njësie, vetëm 50 metra larg rrugës nacionale Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri.
Sipas banorëve këto gurore po dëmtojnë edhe turizmin duke shkaktuar ndotje të ambjentit e shkatërrim të habitatit natyrore të maleve.
Banorët janë ngritur disa herë në protestë, por puna në njërën nga guroret nuk është ndërprerë.
Qytetarët thonë se ata nuk kanë asnjë dokumentacion ligjor për të ushtruar këtë aktivitet. Banorët ngrenë edhe shqetësimin e fëmijëve që shkojnë në shkollë nga kjo rrugë, ndiejnë rrezikun nga makineritë e rënda që transportojnë materialet inerte.
Ndërkohë edhe turizmi malor është i kërcënuar, siç është rasti i Bujtinës Adora, e biznesmenit Paolo Gjoka e cila prej vitesh ushtron aktivitetin e saj turistik, por në hyrje të këtij resorti guroret bëjnë gërmimin e faqes së malit, duke shkaktuar zhurma, pluhur e shqetësime për turistët.
Protestuesit kërkojnë nga organet ligjzbatuese të ndërpresin menjëherë këtë aktivitet të paligjshëm e situata të kaloj në normalitet.
Policia e Tropojës ndaloi pas protestës të paktën shtatë protestues, mes tyre edhe pronari i një resorti, Paulo Gjoka.
Në redaksinë e “BalkanWeb” ka mbërritur një denoncim lidhur me këtë ngjarje. Paulo Gjoka i përfshirë në protestë është kërcënuar me jetë. Siç dëgjohet edhe në video teksa flet me pronarë të fabrikës së bitumit, konkretisht me Avni Byberin, i afërm i kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi. Sipas Gjokës, Byberi i ka bërë presion duke e kërcënuar.
Paolo Gjoka teksa bisedon me Avni Byberin i thotë: Paketimi im është i lehtë?
Avni Byberi i përgjigjet Gjokës duke e kërcënuar: Është krejt i lehtë, nëse lyp paketim ti…paketimi juaj me jetë është krejt i lehtë.