TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet në Greqi vijojnë hetimet për të zbuluar vrasjen e tifozit 29-vjeçar grek, që u ther me thikë për vdekje pranë stadiumit të AEK-ut të Athinës.
Ndërkohë presidenti kroat Zoran Milanoviç ka reaguar në lidhje me zhvillimet gjyqësore pas incidenteve brutale në Filadelfinë e Re dhe vrasjes së 29-vjeçarit Michalis Katsouris.
Në deklaratat e tij Milanoviç u shpreh se nuk mund t’i mbështesë tifozët kroatë të arrestuar sepse ata “kanë shkuar për të shkaktuar incidente”, por ka shmangur t’i cilësojë “huliganë” dhe ka thënë se ata janë qytetarë, të cilët kanë të drejta.
Në të njëjtën kohë, Milanovic iu përgjigj edhe letrës së prindërve të të arrestuarve, përmes së cilës kërkonin ndërhyrjen e autoriteteve të vendit.
“Policia ka të drejtë t’i ndalojë për pesë ditë. Ky afat tashmë po skadon dhe zgjatja e paraburgimit për të gjithë të arrestuarit që është 100 persona nuk do të ketë kuptim.
Pavarësisht se pse shkuan në Athinë ata shkuan të bënin telashe dhe kjo është diçka që nuk mund ta mbështes.
“Nuk janë zbardhur ende rrethanat në të cilat humbi jetën tifozi grek, nuk janë bërë të ditura. Nëse autoritetet greke i mbajnë të 100 në paraburgim, kjo do të jetë një lloj hakmarrjeje, një përpjekje për të caktuar përgjegjësi kolektive. Pres shumë shpejt dhe kjo do të thotë se brenda pesë ditëve që u jep ligji, përgjegjësit, nëse ka të tillë, do të identifikohen dhe do të mbajnë përgjegjësi”.
I pyetur për letrën e hapur të dërguar nga prindërit e disa prej të arrestuarve, Milanovic citoi: “Lërini prindërit mënjanë. Ata që janë në Athinë janë të rritur. Prindërit e tyre nuk i dërguan atje. Ata shkuan vetëm dhe disa janë përgjegjës për atë që ndodhi”.