AKTUALITET, 14 Gusht 2023, 18:29

Pushimet në Shqipëri, kryeministrja italiane dhe familja e saj ndalojnë në Rezidencën Qeveritare të Vlorës

Pushimet në Shqipëri, kryeministrja italiane dhe familja e saj
 

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, mbërriti rreth një orë më parë në Shqipëri përmes portit të Vlorës, aty ku është pritur nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Mësohet se kryetarja e qeverisë italiane ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimi këtë herë dhe jo për të zhvilluar një vizitë zyrtare.

Pas zbarkimit në portin e Vlorës, Meloni, së bashku me familjarët e saj, kanë shkuar te Rezidenca Qeveritare në Vlorë.

Nuk dihet ende nëse ky do jetë destinacioni përfundimtar i Melonit gjatë vizitës në Shqipëri, apo diku tjetër.