AKTUALITET, 14 Gusht 2023, 18:14

U burgos për blerje votash, nis protesta në Himarë për lirimin e Fredi Belerit

U burgos për blerje votash, nis protesta në Himarë për

Ka nisur protesta e paralajmëruar në Himarë për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri. Me pankarta në duar, qytetarët kanë protestuar kundër arrestimit të Belerit. 
Protesta është organizuar me iniciativën e shoqatës “OMONOIA”.

Avokati Ylli Manjani, pjesë e kësaj proteste u shpreh se Beleri po mbahet në burg pa të drejtë.

“Këtu nuk është çështja e Fredi Belerit, por çështje e drejtësisë”, tha Manjani.

Një qytetar i pranishëm në tubim u shpreh se kjo është një protestë paqësore dhe kërkojnë që të lirohet Fredi Beleri pasi sipas tyre u zgjodh nga vetë qytetarët.

“Qëllimi i kësaj proteste është lirimi i Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur duhet të lirohet dhe të bëjë betimin. Ne jemi në protestë paqësore dhe kërkojmë drejtësi, nuk kemi asnjë problem tjetër”, tha  qytetari.

Pjesë e këtij tubimi pritet të jetë edhe kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis.