TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e njësisë administrative Fierzë në Tropojë, kanë protestuar ditën e sotme kundër punimeve në gurore. Për pasojë janë ndaluar të paktën shtatë persona janë ndaluar nga policia, përfshirë edhe pronarin e një resorti turistik, Paulo Gjoka. Kujtojmë se banorët e Fierzës bllokuan aksin nacional Fierzë- Sheshi Trageteve-Bajram Curri, pasi kërkonin bllokimin e punës në gurore, por edhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi që po ndërtohet anës këtij aksi.
Banorët kanë ngritur pretendimet se këto subjekte po shkatërrojnë habitatin natyror të bjeshkëve, turizmin malor, ndotjen e ujit të pijshëm dhe vështirësojnë jetesën e tyte.
Kjo protestë pason një sërë protestash të tjera që kanë bërë banorët, deri më tani zëri i tyre nuk është dëgjuar. Ata pretendojnë se aktiviteti i guroreve dhe fabrikës së bitumit nuk ka asnjë dokumentacion ligjor.