AKTUALITET, 10 Shtator 2024, 16:34

Vrasja e Gramoz dhe Vladimir Kurtajt! Policia arreston një tjetër të dyshuar: Altin Kuka nuk veproi i vetëm

Vrasja e Gramoz dhe Vladimir Kurtajt! Policia arreston një tjetër

Altin Kuka dyshohet se nuk është autori i vetëm i vrasjes së dyfishtë në Kurjan në Roskovecit. Dy orë pas krimit, policia ka arrestuar edhe një tjetër person, që dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Gramoz Kurtajt dhe Vladimir Kurtajt.

Gramoz dhe Vladimir Kurtaj, u vranë sot, rreth orës 14:00 në Kurjan të Roskovecit. Xhaxha dhe nip u ekzekutuan në lokalin e tyre, që ndodhej në qendër të fshatit.

Ndërkohë, më herët, u vetëdorëzua në polici autori i dyshuar i krimit, 49-vjeçari Altin Kuka. Dyshohet se krimi erdhi pas një sherri që kishte ndodhur më herët mes djalit të Kukës dhe viktimave. Ndërkohë, policia po mbledh prova nga vendngjarja dhe dëshmi nga familjarë dhe banorë të fshatit.