AKTUALITET, 10 Shtator 2024, 13:55

Koordinimi për sesionin e ri parlamentar, Spiropali thërret në zyrë 4 kryetarët e grupeve parlamentare

Koordinimi për sesionin e ri parlamentar, Spiropali thërret në

Në nisje të sesionit parlamentar kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur në takim 4 kryetarët e grupëve parlamemtare me qëllim koordinimin dhe bashkëpunimin mes palëve në parlament. 

Takimi u mbajt prej orës 12:30 në kryesinë e kuvendit.

Në tryezë janë ulur kreu i grupit parlamentar  të PS-së Niko Peleshi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar 'Demokracia dhe Integrim" Mesila Doda dhe kreu i grupit parlamentar "Aleanca për Ndryshim" Agron Duka.

Perberja e parlamentit:

- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka në përbërje 75 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Niko Peleshi

- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka në përbërje 39 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Gazment Bardhi

-Grupi parlamentar "Demokraci dhe Integrim" ka në përbërje 7 deputetë dhe kryesohet nga deputetja Mesila Doda

-Grupi parlamentar "Aleanca për Ndryshim" ka në përbërje 7 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Agron Duka