TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e grupit të Bashës për pezullimin e vendit të Agron Zhukrit dhe Apelit, që i dhanë vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha. Kërkesa e Bashës u shqyrtua sot në Dhomë Këshillimi.
Ndërkohë, Gjykata e Lartë do të vijojë shqyrtimin e rekursit të Bashës, i cili kërkon zhbërjen e vendimit të Zhukrit të 23 marsit 2022 që i dha vulën Berishës, prishjen e vendimit të Apelit që la në fuqi Shkallën e Parë, si edhe pushimin e gjykimit.
Kolegji Civil që mori vendimin përbëhej nga gjyqtarët Enton Dhimitri, Margarita Buhali dhe Valbona Cekrezi.
Vendimi i Gjykatës së Apelit i datës 11 qershor, i kaloi PD-në ish-kryeministrit Sali Berisha. Në arsyetimin e saj, Gjykata e Apelit thekson se grupi i Lulzim Bashës nuk legjitimohej si palë në proces me përfaqësues Enkelejd Alibeajn i cili autorizuar me shkrim nga Lulzim Basha.
Sipas Apelit, ankimi i bërë nga Enkelejd Alibeaj në kushtet kur Lulzim Basha kishte dhënë dorëheqjen nga kryetar i PD dhe si i tillë autorizimi ka humbur efektet juridike prej datës 21 mars 2022, pavarësisht se Basha nuk e kishte dorëzuar dorëheqjen në gjykatë, por sipas Apelit ky është një fakt i njohur botërisht.
Kujtojmë që vendimi i Apelit la në fuqi vendimin e 25 marsit 2022, të ish-gjyqtarit Agron Zhukri.