AKTUALITET, 10 Shtator 2024, 15:41

Shtrenjtohen shtëpitë/ BSH: Çmimi i banesave në rang vendi u rrit me 16.9%

Shtrenjtohen shtëpitë/ BSH: Çmimi i banesave në rang vendi

Çmimet e banesave në vend  u rriten. Sipas një vrojtimi  të Bankës së Shqipërisë, Indeksi Fischer i çmimit të banesave në rang vendi, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, shënoi rritje me 16.9% ndaj gjashtëmujorit të mëparshëm, dhe me 8% ndaj të njëjtës periudhë një vit më parë.

Ndërkohë që kryeqyteti ka pësuar edhe rritjen më të fortë të çmimeve me 23.5%. Ndikim në këtë shtrenjtim kanë pasur sidomos shitjet e  banesave  në qendër të Tiranës ku çmimet rezultojnë disa herë më të larta se në zonat e tjera.

Numri total i pronave të shitura në pjesën e parë të vitit  ishte 928, në rënie nga një gjashtëmujor më pare. Ndërkohë që rreth 27% e banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 61% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së. Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ra lehtë në 10.5 muaj nga 10.9 muaj në vrojtimin e mëparshëm.