TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vrasja e dy personave me breshëri plumbash automatiku ka tronditur Roskovecin pasditen e kësaj të marte. Shkak për krimin e dyfishtë mësohet të ketë qenë një zënkë mes fëmijëve të autorit dhe viktimave mbrëmjen e kaluar. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur gjithashtu se mes familjeve kishte konflikte.
Sot, autori i vrasjeve, Altin Kuka, 49 vjeç ka dalë nga shtëpia me armën e zjarrit kallashnikov dhe ka mbërritur në lokalin ku ndodheshin viktimat.
Lavdosh dhe Gramos Kurtaj, xhaxha e nip ndodheshin në lokalin pronë e tyre në qendër të fshatit Kurjan të Roskovecit, kur janë ekzekutuar nga Kuka.