TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Demokratët Euroatlantikë të drejtuar nga Lulzim Basha kanë reaguar lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë lidhur me vulën dhe logon e PD-së.
Demokratët Euroatlantikë përmes një deklarate shprehen se mospranimi i kërkesës për pezullim, s’është rrëzim i rekursit. “Mospranimi i kërkesës për pezullim, nuk është rrëzim i rekursit të paraqitur nga Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë për vendimin skandaloz të Apelit.
Kërkesa e sotme lidhej vetëm me pezullimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatë së Lartë.
Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë nuk do të dorëzohen përballë padrejtësisë, pazari Rama-Berisha për vulën është një pazar kundër drejtësisë, kundër Shqipërisë”, thuhet në reagim.