Autori i vrasjes së dyfishtë, Altin Kuka, u vetëdorëzua në polici pas krimit që tronditi fshatin Kurjan në Roskovec.
Fotoja në fjalë tregon momentin kur policët shoqërojnë 49-vjeçarin, që ka pranuar vrasjen e Gramoz Kurtaj dhe Vladimir Kurtaj.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K. Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.