TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë mësuar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Velipojë, ky dy vëllezërit E.F dhe G.F, qëlluan për vdekje me armë zjarri shtetasit, E. I., 33-vjeç dhe A. H., 22-vjeç.
Mësohet se dy vëllezërit pronarë të një hoteli në Velipojë janë konfliktuar dy muaj më parë me viktimat.
Fillimisht autorët më 28 qershor kanë debatuar me kamarierin dhe kuzhinierin e hotelit te tyre, pas këtij debati një prej viktimave, E. I., i cili kishte lidhje miqësore me kamarierin dhe kuzhinierin ka nisur debatin me dy vëllezërit.
Po atë ditë, si pasojë e këtij konflikti, policia ka kapur dhe arrestuar E. I., të cilin gjykata e la në masën “arrest shtëpie”, masë e cila ishte në fuqi deri natën e sotme kur ndodhi ngjarja.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.
Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.