AKTUALITET, 3 Mars 2022, 21:42

"Votuesi opozitar që u pre në besë është më i motivuar"/ Shkullaku: Pse zgjedhjet të dielën janë të rëndësishme

"Votuesi opozitar që u pre në besë është më i

Analisti Armand Shkullaku, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u diskutua për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen të dielën. 

Shkullaku tha se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Partinë Demokratike dhe pritet të motivojnë më shumë "votuesit e prerë në besë", pra votuesit e Berishës. 

"Së pari zgjedhjet janë të rëndësishme, sepse pas instalimit të regjimeve, kur sheh që me zgjedhje nuk arrin dot të rrëzosh një regjim, njerëzit i kap apatia nuk reagojnë më. Mbaj mend 96-tën, më pas ishin zgjedhjet lokale dhe Berisha i ftoi të gjitha, sepse njerëzit e mblodhën mendjen që ky nuk ikën, pastaj ndodhi 1997-ta. 

Zgjedhjet janë tani në momentin kur në 25 prill opozita nuk qe e aftë të mbronte votat, por mori edhe goditjen tjetër ku Basha përçau PD-në.
Një opozitë e bashkuar nuk arriti dot të rrëzonte Ramën, tani një opozitë e vetme mund t’i motivojë njerëzit të dalin nga shtëpia për të votuar?

Është test shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike. Edhe sikur Basha të marrë 5 vota, do të dali ambasadorja amerikane, do të thotë ne njohim këta…

Nëse ka votues këtë rradhë që është i motivuar, është votuesi opozitar i prerë në besë dhe i tradhtuar që mund të ketë një nerv reagimi", tha ndër të tjera Shkullaku.