AKTUALITET, 3 Mars 2022, 17:52

Berisha: Në 6 mars keni shansin historik t’iu hapni rrugë zgjedhjeve të parakohshme

Berisha: Në 6 mars keni shansin historik t’iu hapni rrugë

Sali Berisha gjatë takimit përmbyllës të fushatës në Lushnje tha se nëse mbështesni koalicionin “Shtëpia e Lirisë” i hapni rrugë zgjedhje të parakoshme parlamentare për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

"Më 6 mars me votën tuaj keni një shans historik për të hapur dyert e zgjedhjeve të reja të parakohshme për Shqipërinë. 

Nuk mundet që parlamenti i patronazhistëve, bandave, abuzimit dhe vjedhjeve të mëdha të vazhdojë më tutje në Tiranë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë misioni juaj, i të gjithë atyre që votojnë në 6 mars. 

Në të katër anët e vendit ka vetëm një thirrje, ndryshim dhe vetëm ndryshim. Kjo qeveri mendon më pak se çdo gjë tjetër për qytetarët, rrogat, pensionet, fermat e tyre. Ajo ka vetëm një qëllim si të grabisë pasuritë publike", deklaroi Berisha.