TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretarja për mediat në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki, ka deklaruar se nuk ka plane për një takim apo telefonatë mes presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin.
“Tani nuk është momenti. Nuk kemi në plan as takim mes tyre apo telefonatë. Presidenti ka qenë shumë, shumë i qartë për këtë. Por ne do ta peshojmë këtë çështje mbi bazën e shumë faktorëve” tha Psaki në konferencën e ditës së sotme.
E pyetur nëse ka ndonjë situatë në të cilën Biden do të ulej me Putinin nëse trupat ruse mbeten në Ukrainë, Psaki tha: “Unë nuk mund të bëj një vlerësim për këtë … Tani për tani, ata po pushtojnë një vend sovran dhe situata po përshkallëzohet çdo ditë. S’do të heqim dorë diplomacinë nga tryeza, por përsëri, tani nuk është momenti për këtë.”, transmeton CNN.
Gjithashtu, Psaki vuri në dukje se administrata nuk ka “asnjë vlerësim” nëse do të ndalojë importet ruse, Psaki tha se ekziston një proces politikash, duke shtuar “ndonjëherë ato lëvizin me shpejtësi dhe shpesh ka një sërë faktorësh që diskutohen ndërsa merren ato vendime”.
Psaki nuk pranoi të përgjigjej drejtpërdrejt nëse Presidenti beson se Rusia do të marrë përfundimisht Kievin: “Ky vijon të jetë synimi i tyre”.