AKTUALITET, 3 Mars 2022, 19:05

Negociatat Rusi-Ukrainë/ Dakordësi për një takim të tretë. Zyrtari ukrainas: Do të krijojmë një korridor të përbashkët për evakuimin e qytetarëve

Negociatat Rusi-Ukrainë/ Dakordësi për një takim të

Ukraina thotë se ka arritur “mirëkuptim të përbashkët” me Rusinë për evakuimin e civilëve, me armëpushim të mundshëm të përkohshëm, shkruan Sky News.

Pas bisedimeve të paqes midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas, të dy palët kanë rënë dakord të ofrojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve.

Një zyrtar ukrainas tha se marrëveshja përfshinte një armëpushim të mundshëm të përkohshëm gjatë evakuimeve.

Pala ukrainase tha se nuk mori rezultatet që donte, pasi kishte hyrë në bisedime duke shpresuar për një armëpushim të plotë dhe tërheqje ruse, por kjo mund të sinjalizojë një hap pozitiv.

Zyrtarët kanë rënë dakord të mbajnë së shpejti një raund të tretë bisedimesh.