AKTUALITET, 7 Tetor 2023, 18:53

Vodhi paketa cigaresh dhe pije në një dyqan, arrestohet 44-vjeçari në Sarandë

Vodhi paketa cigaresh dhe pije në një dyqan, arrestohet

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohet për vjedhje. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ilir Imeri, me banim të përkohshëm në këtë qytet.

Dyshohet se Imeri gjatë natës në një dyqan në qendër të qytetit, ka vjedhur paketa cigaresh dhe pije të ndryshme alkoolike.

Ndërkohë, 44-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës.