AKTUALITET, 7 Tetor 2023, 18:35

Sherr mes dy personave në Durrës, njëri plagoset me thikë në krah, ‘Shqiponjat’ në ndjekje të autorit

Sherr mes dy personave në Durrës, njëri plagoset me thikë

Një konflikt midis dy personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej dy personave të përfshirë në ngjarje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 13 që përkon me zonën e plazhit të qytetit të Durrësit. Nga burimet bëhet me dije se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka nisur pas një debati banal i cili ka agravuar në përplasje fizike dhe njëri prej personave ka rrëmbyer një mjet prerës thikë dhe ka qëlluar personin tjetër në krah. Sakaq autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas konfliktit, i lënduari ka marrë ndihmën mjekësore.  Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po krehin zonën dhe po marrin të dhënat për autorin. Të rinjtë e përfshirë në konflikt janë rreth të 30-ave.

Ndërkohë që të dhënat nga grupet hetimore bëjnë me dije se forcat Shqiponja janë vendosur në ndjekje të autorit. Deri më tani nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës nuk ka asnjë të informacion në lidhje me ngjarjen.