AKTUALITET, 7 Tetor 2023, 14:18

Sulmi me raketa nga grupi palestinez ‘Hamas’, Meta shpreh solidaritetin për popullin e Izraelit: Dënoj me ashpërsi vrasjen e civilëve të pafajshëm

Sulmi me raketa nga grupi palestinez ‘Hamas’, Meta shpreh

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur solidaritet të plotë për sulmin e mëngjesit të së shtunës nga grupi terrorist i Hamasit mbi Izrael.

Përmes një statusi në Facebook, Meta shkruan se dënon me ashpërsi sulmin barbar terrorist si dhe vrasjen e civilëve të pafajshëm në Izrael.

Ai gjithashtu shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave si dhe ju uron shërim të shpejtë të plagosurve.

Postimi i plotë i Metës:

Dënoj me ashpërsi sulmin barbar terrorist dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael.

Në emër të Partisë së Lirisë shpreh solidaritetin e plotë me shtetin dhe popullin e Izraelit.

Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe autoritetet e Izraelit të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Shërim të shpejtë të plagosurve!