TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja demokrate, Flutura Açka e cilëson një situatë kaosi gjendjen brenda PD-së, për shkak të përçarjes. E sipas saj, ky nuk është momenti për t’u ulur në një tryezë bashkëpunimi.
Ajo theksoi se demokratët duhet të njohin logon e partisë, me të cilën kanë votuar për 30 vjet, që është PD zyrtare.
“Unë mendoj se nuk ka qenë momenti për t’u ulur në tryezë, ne mund të vëmë koperturën në Kuvend por ne çalojmë tek partia, demokratët i kemi lënë në rrugë të madhe në këto 2 vite. Ne jemi në një kaos të rrezikshëm, por mendoj se një pjesë e jona, të paktën ajo ku unë jam që është PD zyrtare, mendoj se demokratët duhet të njohin logon e tyre dhe atë duhet të mbajnë fort, pavarësisht kush është lideri. Kjo pjesë aty ku jam unë, është ajo që na mban bashkë”, -tha Açka.