AKTUALITET, 7 Tetor 2023, 16:02

Sulmi me raketa në Izrael, Balla: Shqipëria dënon aktin, qëndrim të fortë kundër terrorizmit

Sulmi me raketa në Izrael, Balla: Shqipëria dënon aktin,

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla iu është bashkuar reagimeve për ngjarjet që po ndodhin në Izrael, ndërsa i ka shprehur solidaritetin ambasadores, Galit Peleg.

Ai shprehet se Shqipëria dënoi ashpër këto sulme terroriste dhe mban një qëndrim të fortë kundër terrorizmit.

“Sapo i shpreha Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, solidaritetin tonë me popullin e Izraelit ndërsa vijojnë sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Shqipëria përmes Kryeministrit Edi Rama i Mendimet dhe lutjet tona sot janë për viktimat e këtij sulmi të pabesë, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin.”, shprehet ministri Balla.