AKTUALITET, 7 Tetor 2023, 14:41

Sulmi me raketa në Izrael, reagon presidenti Begaj: Shqipëria e vendosur kundër terrorizmit

Sulmi me raketa në Izrael, reagon presidenti Begaj: Shqipëria e

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi sot, nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, ndaj sulmit terrorist ndaj Izraelit.

Në reagimin e tij, Presidenti Begaj shprehet se dënon fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit.

“Në këto momente, ne qëndrojmë krah Izraelit. Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit te çdo forme.”, shkruan Begaj në platformën “X”.