TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të madhe toke me shkurre dhe ferra fshatin Bubq të Fushë-Krujës këtë mesditë.
Mësohet se zjarri është ende aktiv dhe po përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Raportohet se disa hektarë janë nën ‘pushtetin’ e flakëve, por ende nuk dihet sipërfaqja ekzakte. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.