AKTUALITET, 6 Maj 2023, 21:10

VIDEO/ “Ti mo, ti! Hiqi gjyzlykët dhe foli! ‘Ti kanis’ thuaj”, Rama detyron simpatizantin në Himarë t’i flasë drurit: Ja, atë do votoni?!

VIDEO/ “Ti mo, ti! Hiqi gjyzlykët dhe foli! ‘Ti kanis’

Nga Himara, kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër Fredi Belerin, duke përdorur ndaj tij gjuhë denigruese.

Për të demonstruar fyerjet që bënte ndaj Fredi Belerit, duke i thënë ndër të tjera “gdhë, dru”, kreu i qeverisë ka detyruar një nga simpatizant në takim që të flasë me një dru.

“Ti mo, ti djali atje, se je dhe djalë i ri… hiqi gjyzlykët. Foli atij drurit, foli mo foli.. si je thuaj? S’përgjigjet. ‘Ti kanis’ thuaj? Nuk përgjigjet. Ja atë do votoni? Merreni këtë drurin këtu se ky u bën ca punë, çfarë ju duhet ai?!”, shprehet Rama.