AKTUALITET, 5 Janar 2022, 13:23

Video/ Pas Tabakut, jashtë selisë së PD mbetet edhe Gaz Bardhi. Selia e gjitha vetëm për Lulin!

Video/ Pas Tabakut, jashtë selisë së PD mbetet edhe Gaz Bardhi.

Lulzim Basha ka kyçur të gjithë selinë e Partisë Demokratike, duke shkaktuar skena komike ditën e sotme. 

Të besuarit dhe ndjekësit e tij, janë paraqitur në seli por kanë mbetur jashtë, sepse dyert janë kyçur, nga frika se aty hyn Sali Berisha dhe Komisioni për Rithemelimin e PD. 

Pas Jorida Tabakut, që mbeti në shkallët e partisë, duke bërë telefonata, që t'i lejohej hyrja, e njëjta skenë i është përsëritur edhe Gazment Bardhit. 

Është hera e parë në historinë e një partie politike në Shqipëri, që një njeri që pretendon se është kryetar, hyn vetë brenda dhe kyçet, duke mos lejuar hyrjen e deputetëve, funksionarëve, anëtarëve të partisë dhe mediave. 

Nuk dihet nëse Lulzim Basha do të flejë brenda selisë nga sot e tutje, por me ngjarjen që u pa sot, asnjë skenar nuk përjashtohet.