TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga selia blu, deputeti Luan Baçi tha se bashkë me mbështetësit e tjerë të ish-kryeministrit Sali Berisha shkuan sot në ambientet e PD për të zhvilluar një takim, por duke qenë se gjetën dyert të mbyllura, ishte e pamundur.
Baçi tha dyert e selisë ishin të mbyllura jo se po kryheshin punime, por sipas tij për të krijuar idenë se po krijohet dhunë në PD.
“Nuk duhet të merremi me këto afatet e ultimatumet. Sot erdhëm për të bërë një takim lart te PD.
I gjetëm zyrat mbyllur, megjithëse kishim një informacion sepse edhe Tabaku i kishte gjetur mbyllur. Se po lyhet e riparohet këto janë justifikime për të krijuar idenë se po përdoret dhunë te PD. Nuk po përdoret dhunë te PD jemi anëtarë të një subjekti parlamentar”.
I pyetur se çfarë do të ndodhë më 8 janar Baçi shpjegoi se do të jetë takim miqësor, duke mos e konsideruar as protestë.
“8 janari është takim miqësor, do t’ja hiqja edhe fjalën protestë, takim miqësor i demokratëve në shtëpisë e saj. Nuk vjen njeri për të nxjerrë Bashën nga zyrat por për të vazhduar punën në selinë e PD.
Basha është i shkarkuar nga Kuvendi është ratifikuar ky vendim dhe si i tillë Bashën do ta ftoja ti bashkohej anëtarëve të PD me 8 janar, të vazhdojnë punën duke organizuar PD në bazë të vendimeve të Kuvendit”.
Nëse Basha nuk largohet nga selia, Baçi tha se nuk do të ketë dhunë.
“Nuk ka nevojë ti bindet Basha nuk ka nevojë, selia është këtu demokratët këtu, Basha të bashkohet me demokratët, është shumica, nuk ka përplasje, nuk ka dy grupime sepse Basha nuk ka mbështetës”.