AKTUALITET, 5 Janar 2022, 10:39

Flet menaxheri i lokalit ku ndodhi atentati: Viktima ishte në kafe me gruan

Flet menaxheri i lokalit ku ndodhi atentati: Viktima ishte në kafe me gruan

Menaxheri i lokalit ku ndodhi vrasja në “Don Bosko” në kryeqytet ka folur rreth ngjarjes së rëndë.

Menaxheri ka treguar se viktima Erion Çela para se të ndodhte ngjarja ishte në kafe me bashkëshorten,

Ndërsa për disa minuta më vonë ai është ulur me persona të tjerë.

“U ulën tek tavolina afër xhamit. Por nuk kemi dëgjuar konflikte. Ndërsa 19-vjeçari ishte klient në një tavolinë tjetër”, ka treguar menaxheri i lokalit.

Bilanci i atentatit në Tiranë

Të plagosur

Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe fytyrë, vëllai i viktimës

Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë

Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull

Edmond Cëroi 41 vjeç i plagosur në bark dhe këmbë./Balkan Web